Forumi rinor i koalicionit PVD-UDSH prezantojnë projektin "Rinia 2020" (video)
Lokale

Forumi rinor i koalicionit PVD-UDSH prezantojnë projektin "Rinia 2020" (video)

17.Apr.2016 13:01
0
Në një tubim madhështor, në praninën e një numri të madh të të rinjëve, me një organizim perfekt, forumet rinore të PVD-së dhe UDSH-së prezantuan projektin "Rinia 2020".

Tubimi më i madh i rinisë në komunën e Bujanocit  filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe një minutë heshtje për të nderuar dëshmorët e kombit.

Fillimisht u prezantuan 18 të rinjtë që janë kandidatë për këshilltarë nga lista e koalicionit PVD-UDSH, profesorë universitarë, master të shkencave juridike, ekonomistë dhe shumë profesione tjera.

Më pas projektin “Rinia 2020” e prezantoi Rahim Salihu, i cili tha që ky program parasheh themelimin e departamentit për të rinjë, ndërtimi i qendrës multifunksionale dhe të funksionalizohet Zyra për të rinj.

Kandidatja për këshilltare Almedina Aliu tha se rinia është e aftë të bëhet udhërrëfyes për të bërë ndryshime, e në Bujanoc të bëjë ndryshime në keqqeverisje.

Ragmi Mustafa, gjithashtu kandidat për këshilltar tha se pjesëmarrja masive në këtë ngjarje vulos fitoren për koalicionin PVD-UDSH në këto zgjedhje.

Sa i përket rinisë, ai në mes tjerash tha që Zyra për të rinj është degraduar dhe është bërë zyrë e një partie.

Kryetari i UDSH-së në Bujanoc, Adem Hasani tha se rinia po tregon që ne kemi aleancë me popullin për të ndryshuar këtë pushtet.

Fatmir Hasani, kandidat për deputet republikan tha që rinia është nxitëse e këtij procesi që nuk mund të ndal askush, fitoren në zgjedhjet e 24 prillit.

Bartësi i listës dhe kandidati për kryetar të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se “Për aleancën PVD-UDSH rinia është e para. Në sot duhet të ndjehemi bujanocas e shqiptarë që më 24 prill të rrethojmë numrin 4 e të realizojmë projektet e rinisë, pjesë e programit zgjedhor të aleancës PVD-UDSH”./Titulli.com/

Program parazgjedhor

VIDEO:

A do të ndjeket penalisht Ragmi Mustafa për pronat e tij në Kosovë (video) ?
KNSH përgatit padi ndaj Serbisë për mohim të shtetësisë shqiptarëve (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration